Cikël me poezi

Etje për poezi dhe për dashurinë e artë.
Ç’kuptim ka lutja nëse fjalët nuk gjejnë një tjetër shpirt?
Ç’kuptim ka falja, nëse ajo nuk na kthehet prej një shpirti të lënduar?
Etja, është dije që pluskon brenda nesh.

Përshtatja

Të jesh vetvetja, është ndoshta plotësia, arritja (destinacioni) më e madhe e udhëtimit të jetës dhe vetëm kështu mundemi të jemi sa më të vërtetë përballë tjetrit. Në fund, përshtatja me veten, do të ishte edhe zgjedhja më e mirë.

Analogji me tre kosha plehërash

Nëse aspirojmë të jetojmë si në Gjermani, atëherë duhet të punojmë dhe të sillemi si të tillë duke e trajtuar shoqërinë sikur të ishin fëmijë mbi të cilët ke përgjegjësi dhe ndoshta kjo mund të jetë rruga e duhur për të ndërtuar një shtet.

Djali i vogël me sytë si drita

Më përshëndet me një buzëqeshje që tregon se më mban mend nga hera e shkuar. Këtë herë ishte më i qetë dhe ndërsa merrte “pagesën” e tij në tavolinat që përshkonte, u afrua më pa dhe më foli: Ty nuk do të kërkoj asgjë. Sikur të donte të më tregonte se ai mësonte shpejt dhe ishte i zgjuar sa nuk nevojitej të përsëritej dy herë e njëjta gjë.